Momenti rrënqethës kur Abraham humb penalltinë dhe Liverpoolit fiton Superkupën

Momenti rrënqethës kur Abraham humb penalltinë dhe Liverpoolit fiton Superkupën

Sport gusht 14, 2019 - 23:54
Detajet

Liverpooli është fitues i Superkupës së Evropës për këtë edicion vetëm pas triumfit në ekzekutimin e penalltive ndaj Chelseat.

Derisa koha e rregulltë dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 2:2, ndeshja shkoi në ekzekutimin e penalltive, raporton Zëri.info.

Skuadra e Jurgen Klopp u tregua më e suksesshme në këtë drejtim.

Liverpooli ia doli të fitojë me rezultat 5:4 vetëm pas huqjes së Abraham në penalltinë e fundit.

Tashmë në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë edhe videoja nga momenti i huqjes së penalltisë nga Abraham dhe festa e Liverpoolit.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Besiktas Park", atmosfera ishte elektrizuese pas triumfit të "Të Kuqëve"./Zëri.info