Liverpool - Chelsea: Sadio Mane më i miri në fushë, por a mund ta besoni se ky futbollist ishte më i dobëti sonte?

Liverpool - Chelsea: Sadio Mane më i miri në fushë, por a mund ta besoni se ky futbollist ishte më i dobëti sonte?

Sport gusht 14, 2019 - 23:50
Detajet

Liverpooli është fitues i Superkupës së Evropës për këtë edicion vetëm pas triumfit në ekzekutimin e penalltive ndaj Chelseat.

Derisa koha e rregulltë dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 2:2, ndeshja shkoi në ekzekutimin e penalltive, raporton Zëri.info.

Skuadra e Jurgen Klopp u tregua më e suksesshme në këtë drejtim.

Image

Liverpooli ia doli të fitojë me rezultat 5:4 vetëm pas huqjes së Abraham në penalltinë e fundit.

Tashmë "WhoScored" ka publikuar edhe notat e lojtarëve për ndeshjen e sontme të zhvilluar në Stamboll.

Futbollisti më i vlerësuar ishte Sadio Mane me notën 9.0, ndërkaq më i dobëti u vlerësua Chamberlain me notën 6.2./Zëri.info