Një vit e 4 muaj pa shënuar, mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Kupën e Francës

Një vit e 4 muaj pa shënuar, mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Kupën e Francës

Sport gusht 13, 2019 - 23:47
Detajet

Mesfushori Qazim Laçi ka gjetur rrugën e rrjetës pas plot 1 viti e katër muaj. 23-vjeçar ka shënuar në triumfin 4-1 që skuadra e tij Ajaccio, arriti ndaj Valenciens, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Francës.

Shqiptari hapi serinë e golave në minutën e 9-të, duke thyer kështu tersin. Goli i fundit i Laçi me fanellën e Ajaccios datonte në 13 prill të vitit 2018 në sfidën ndaj Nancit të vlefshme për kampionat.

Ky është sezoni i tretë që mesfushori aktivizohet në radhët e klubit francez, teksa duhet theksuar që në këtë sezon të ri, hapësirat kanë qenë më të mëdha. Laçi ka fituar gradualisht vendin e titullarit te Ajaccio, teksa shpreson ta shpërblejë më së miri besimin e trajnerit.