Befasi në Ligën e Kampionëve, Ajax kualifikohet me shumë frikë, jashtë Porto e Celtic

Befasi në Ligën e Kampionëve, Ajax kualifikohet me shumë frikë, jashtë Porto e Celtic

Sport gusht 13, 2019 - 23:37


 

Janë luajtur sonte ndeshjet e kthimit të vlefshme për turin e tretë të Ligës së Kampioneve, ku nuk munguan surprizat e shumta.

Finalisti i edicionit të kaluarën Ajax wshtw kualifikuar mes drithërimash përballë grekëve të PAOK-ut. Miqtë nga Selaniku kaluan të parët në avantazh, ndërkohë që holandezët përmbysën gjithçka, falë dopietës së Tadiç të shënuar me 11-metërsh dhe golit të Taglifikos.

Sfida e parë kishte përfunduar në barazim 2-2, ndërkohë që e veçanta ishte se në përballjen e sotme, u akorduan plot 3 penallti në favor të Ajax.

Eliminim i papritur për një emër të madh të futbollit Europian si Porto. Skuadra porugeze, i surprizoi të gjithë duke u mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-3 nga rusët e Krasnodar. Pavarësisht triumfit 0-1 në sfidën e parë, Porto e sheh veten jashtë Champions-it këtë sezon.

Një tjetër surprizë ishte dhe eliminimi i Karabak ndaj APOEL-it si dhe ai i Celtic ndaj Clujit. Pavarësisht se kishin triumfuar në përballjen e parë, kampionët e Azerbajxhanit, të cilët eliminuan Partizanin në raundin e parë, nuk arritën t’ia dilnin duke u mposhtur në shtëpi nga qipriotët e APOEL me rezultatin 0-2.

Ndërkohë në përballjet e tjera, Rosenborg eliminoi Mariborin, Klub Brugge eliminoi Dinamo Kievin, Crvena Zvezda eliminoi Copenhagenin, Dinamo Zagreb eliminoi Ferencvaroshin, LASK Linz eliminoi Baselin si dhe Olimpiakos eliminoi Basaksehirin.