
Lukaku tregon ndryshimet midis futbollit anglez dhe italian
Sport
gusht 13, 2019 - 20:31
Sulmuesi më i ri i Interit, belgu Romelu Lukaku i cili u zyrtarizua pak ditë më parë, dhe menjëherë është vënë nën urdhrat e teknikut Conte, ka folur pwr ndryshimet mes futbollit anglez dhe atij italian.
“Është punë e vështirë. Është ndryshe. Në Angli ka shumë punë, por këtu bëhet punë e vërtetë. Qyteti është i mirë, por nuk kam ardhur këtu për të jetuar, kam ardhur të ndihmoj skuadrën të arrijë diçka.”, u shpreh belgu.
Është folur shumë edhe për peshën e Lukakut, dhe pyetjes se si është ushqimi, ai u përgjigj: “Sallatë”.
Lojtari i kushtoi arkave të zikaltërve plot 80 milionë euro, dhe në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit Interi mposhti rivalët e Juventusit, të cilët gjithashtu e dëshironin në skuadrën e tyre.