Anglezët nuk heqin dorë, mbajnë 51% të aksioneve

Anglezët nuk heqin dorë, mbajnë 51% të aksioneve

Sport gusht 13, 2019 - 19:03

Klubi i futbollit Ferizaj e ndërroi edhe zyrtarisht statusin sot duke kaluar në shoqëri aksionare. Ndërkohë janë zbuluar aksionarët e rinj të klubit, përfshirë këtu kapitalin e tyre në klub përmes parave dhe përqindjeve.

Klubi i futbollit Ferizaj është bërë sot shoqëri aksionare, duke e ndërruar përfundimisht statusin e tij.

Me këtë rast, ky klub e mori certifikatën nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Dhe, tash është zbuluar edhe identiteti i aksionarëve të rinj të klubit, përfshirë këtu edhe kapitali në para dhe në përqindje, siç mund ta shihni edhe në fotografitë e mëposhtme.

Përqindjen më të madhe të aksioneve të klubit të IPKO Superligës do ta ketë kompania “Central Capital Consultants Limited”, ndërsa kapitali i klubit është 150 mijë euro.

Ferizaj pritet të bëhet një ekip i madh, duke luftuar për trofe në futbollin kosovar dhe rrjedhimisht duke marrë pjesë në garat evropiane.