Një shqiptar i prinë Dinamo Zagrebit sonte në Ligën e Kampionëve

Një shqiptar i prinë Dinamo Zagrebit sonte në Ligën e Kampionëve

Sport gusht 13, 2019 - 18:48

Dinamo Zagreb sonte nga ora 20:00 do ta zhvillojë një ndeshje tejet interesante në Ligën e Kampionëve. Kampioni i Kroacisë do të ndeshet me Ferencvarosin e Hungarisë në sfidën e dytë të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Dinamos në këtë sfidë do t’i prijë kapiteni shqiptar Arijan Ademi i cili tashmë është shndërruar në një titullar te padiskutueshëm të skuadra kroate.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Zagreb pati përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, kështu që ndeshja kthyese pritet të sjellë një luftë të madhe në fushë./Zëri.info

Image