'Çmenduritë' e serbëve nuk kanë të ndalur, paralajmërohet ndeshja ilegale e futbollit në Zubin Potok

'Çmenduritë' e serbëve nuk kanë të ndalur, paralajmërohet ndeshja ilegale e futbollit në Zubin Potok

Sport gusht 13, 2019 - 14:47
Detajet

Serbët nuk janë aspak të frikësuar për organizimin e garave ilegale të futbollit në Kosovë pavarësisht se Federata e Futbollit të Kosovës i ka shkruar UEFA-s dhe FIFA-s për këtë çështje, shkruan Zëri.info.

Së fundmi, klubi serb ilegal i futbollit Mokra Gora nga Zubin Potoku ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale do të shtunën do ta luajë ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Tretë të futbollit serb.

“Në hapjen e kampionatit të ri, i cili fillon më 17 gusht, Mokra Gora është nikoqir i Trepçës. Mokra Gora – Trepça. Raundi i parë i Ligës Serbe – perëndim. Stadiumi ‘Marakana e vogël”, shkruan klubi serb në “Facebook”.

Trepça do të takohet në Zubin Potok me Mokra Gorën, derisa kjo e fundit e vlerëson si ‘derbi i madh’.

Mbetet të shihet reagimi i krerëve të FFK-së për këtë çështje./Zëri.info

Image