Zyrtare: Portieri i Manchester Unitedit nënshkruan për klubin e ri

Zyrtare: Portieri i Manchester Unitedit nënshkruan për klubin e ri

Sport gusht 13, 2019 - 14:23
Detajet

Portieri i Manchester Unitedit Joel Pereira i është bashkuar skuadrës së Hearts në huazim për edicionin 2019/20.

23-vjeçari do ta kalojë edicionin e ri në Skoci në mënyrë që të përfitojë minutazh në skuadrën e parë dhe ta vazhdojë zhvillimin e tij si portier, shkruan Zëri.info.

Kjo është hera e pestë që Pereira huazohet nga Manchester Unitedi pas Rochdale, Belenenses, Vitoria Setubal dhe Kortrijk.

Manchester United shpreson që Pereira të ketë një kampanjë të suksesshme në Edinburgh.

Portieri i talentuar ishte pjesë e “Djajve të Kuq” derisa u paraqit në fitoren 2:0 ndaj Perth Glory dhe më pas në fitoren 4:0 ndaj Leeds United në Australi./Zëri.info 

Image