Kapiteni i Kosovës me një reagim interesant për këngën e Taynas, ku këngëtarja shfaqet tejet joshëse

Kapiteni i Kosovës me një reagim interesant për këngën e Taynas, ku këngëtarja shfaqet tejet joshëse

Sport gusht 13, 2019 - 14:02
Detajet

Edhe një këngë e re i është bashkuar estradës muzikore shqiptare, ku kanë ardhur disa të tilla gjatë sezonës verore.

Tayna, Mc Kresha, Lyrical Son kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell një video projekt të ri për fansat dhe publikun e gjerë së fundmi.

“Pasite”, titullohet kënga e re e treshes, të cilën e kanë shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Si gjithmonë, këngëtarja prizrenase shfaqet tejet joshëse dhe seksi gjersa dyshja e rep-artistëve e ndezin atmosferën në maksimum.

Këngën në fjalë e ka pëlqyer tejmase edhe kapiteni i Kosovës Valon Berisha.

Image

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, mesfushori i Lazios shihet duke e dëgjuar këtë këngë në veturë si dhe ka shkruar:

“E dua këtë këngë”.

Ndryshe, Berisha tashmë është rikuperuar nga lëndimi dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme e Lazios në edicionin e ri./Zëri.info

Image