Braziliani i Milanit lavdëron paraqitjen e këtij futbollisti në ndeshjen Feronikeli - Milan

Braziliani i Milanit lavdëron paraqitjen e këtij futbollisti në ndeshjen Feronikeli - Milan

Sport gusht 11, 2019 - 16:01
Detajet

Pas ndeshjes me Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, talenti brazilian i Milanit, Lucas Paqueta, është shprehur optimist për sezonin 2019/20.

Në një intervistë të dhënë për Milan TV në zonën mix, pas miqësores me ekipin kosovar, Paqueta u shpreh: “Jam shumë i lumtur që kam veshur përsëri fanellën e Milanit. Shpresojmë të jetë një viti madh për të gjithë ne”.

“Pozicioni im? Jam në dispozicion të trajnerit. Unë luaj ku më kërkohet dhe kur mund të bëj mirë. Të gjithë lojtarët teknikë ndihmojnë në përmirësimin e lojës dhe do të mund të argëtohemi në fushë, duke kërkuar fitoren”.

Paqueta më pas foli edhe për ardhjen e re, sulmuesin 20-vjecar, Rafael Leão.

Ai bëri paraqitje fantastike kundër Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Leao? Mund të them se është një lojtar i madh”, u përgjigj Paqueta.

Postuar në Ndërkombëtare, Serie A