Emery zhgënjen tifozët e Arsenalit: Duhet të jemi realistë

Emery zhgënjen tifozët e Arsenalit: Duhet të jemi realistë

Sport July 24, 2019 - 08:32
Detajet

Unai Emery shprehet se Arsenali duhet të realist sa i përket objektivave, derisa e pranoi diferencën e madhe mes skuadrës së tij dhe Manchester Cityt dhe Liverpoolit, transmeton zeri.info

Arsenali përfundoi në vendin e pestë në edicionin e kaluar, me një pikë prapa Tottenhamit, duke mbetur përsëri jashtë Ligës së Kampionëve.

Objektivi i ardhshëm i klubit londinez do të jetë të sigurojë një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve, e jo të sfidojë Manchester Cityn apo Liverpoolin për ligë.

“Ne duhet të jemi realist dhe distanca mes Liverpoolit dhe Mancheshter Cityt dhe neve është shumë pikë. Ne duam të përmirësohemi në mbrojtje, por pa humbur në sulm sepse ideja e pare që ne e zhvilluam në skuadër është të jemi sulmues”, tha ai./Zëri