Liverpooli s’mund të harxhojë para të çmendura

Liverpooli s’mund të harxhojë para të çmendura

Sport July 24, 2019 - 08:20
Detajet

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se klubi i tij ende është duke punuar për nënshkrime të reja, por nuk do të jetë në gjendje të shpenzojë shifra të çmendura në transferime, transmeton zeri.info

Gjiganti anglez ende nuk ka bërë ndonjë transferim të madh gjatë kësaj vere, por Klopp shprehet se mund të ketë nënshkrime.

Liverpooli investoi shumë gjatë verës së kaluar, duke nënshkruar me lojtarët Virgil van Dijk, Alisson, Naby Keita, Fabinho dhe Xherdan Shaqiri.

Por, këtë verë ata kanë sjellë vetëm adoleshentin Sepp van den Berg nga PEC Zwolle.

Sulmuesi i Lillet, Nicolas Pepe raportohet se është objektiv i “të kuqeve”, por Klopp e pranoi se mund të mos jetë në gjendje ta përforcojë skuadrën.

“Nuk është e lehtë. Unë e thashë vitin e kaluar që të përmirësosh skuadrën nuk është e lehtë me para të arsyeshme. Me para të çmendura, ju gjithmonë mund ta bëni – në rregull, jua paguani sa të doni, pastaj është e mundshme. Ne nuk jemi një klub i tillë. Ne S’mund ta bëjmë atë”, u shpreh Klopp./Zëri