Presidenti i klubit italian tallet me Juventusin: Nuk e fitojnë dot Championsin

Presidenti i klubit italian tallet me Juventusin: Nuk e fitojnë dot Championsin

Sport July 23, 2019 - 23:36
Detajet

Presidenti i Fiorentinas, Rocco Commisso ka deklaruar se sulmuesi Federico Chiesa do të jetë pjesë e skuadrës së tij, derisa u tall me Juventusin, transmeton zeri.info

Ai tha se Juventusi dominon në Itali, por nga Evropa gjithmonë kthehen duarbosh.

“E kam thënë që ditën e parë dhe dua që kjo histori të mbyllet këtu. Federico nuk do të largohet nga Fiorentina dhe jam i bindur që do t’ia dalim ta mbajmë. Kemi folur me të dhe besoj se do të vazhdojë gjatë te Fiorentina”, tha presidenti i skuadrës vjollcë.

Comisso, i cili bleu klubin e Fiorentinas në muajin qershor, nuk ngurroi të “thumbojë” edhe Juventusin, skuadër që tentoi të “rrëmbejë” Chiesën nga Firenze, pa negociuar më parë me skuadrën.

“Nuk është mirë për futbollin italian, që të fitojë Juventusi. Ata ia dalin të dominojnë në Itali, por nga Evropa kthehen gjithmonë duarbosh. Futbolli në Itali duhet të jetë i ekuilibruar dhe ndoshta edhe ne do të kemi mundësi të fitojmë diçka”, tha Commisso./Zëri