Mbrojtësi shqiptar shënon supergol në Amerikë

Mbrojtësi shqiptar shënon supergol në Amerikë

Sport July 22, 2019 - 12:31
Detajet

Ansi Agolli nuk di të ndalet në Amerikë me skuadrën ku aktivizohet momentalisht, New York Cosmos.

Mbrojtësi shqiptar ka shënuar një tjetër supergol, pas atij që shënoi para disa ditësh.

Në ndeshjen e luajtur ndaj Baltimores, Agolli ka gjetur golin e dytë për skuadrën e tij në fitoren 3-1.

Goli i shqiptarit ishte i dyti, ai që kaloi në epërsi New York Cosmosin.

Pas një hrakimi nga e djathta, Agolli stopoi topin dhe me një goditje nga distanca e ka çuar në rrjetë.

Kjo fitore i dhuroi trofeun e dytë skuadrës së Agollit, atë të regjionit të verilindjes. Ndërkaq i pari ishte ai i Kupës së Konferencës.

agolli gol on Vidnews.