Trajneri pëson sulm në zemër gjatë ndeshjes, pas këndelljes pyet: Cili është rezultati i ndeshjes?

Trajneri pëson sulm në zemër gjatë ndeshjes, pas këndelljes pyet: Cili është rezultati i ndeshjes?

Sport July 22, 2019 - 11:34
Detajet

Trajneri i Dinamo Bukureshtit, Eugen Neagoe, pësoi sulm në zemër derisa po qëndronte në stol në humbjen e skuadrës së tij ndaj Craiovas të dielën.

Ishte minuta e 25-të e ndeshjes kur nga bankina e Dinamos erdhi sinjali që diçka nuk ishte në rregull më pas u kuptua që trajneri ndihej keq, shkruan Zëri.info.

Njësia emergjente i dha ndihmën e shpejtë direkt në stadium trajnerit, ndërsa më pas e solli për në spital.

Nagoe ka qenë në presion të jashtëzakonshëm kohëve të fundit, sepse tifozët kërkojnë largimin e tij pa nisur mirë edicioni.

Andaj presioni duket se ka ndikuar, përveç temperaturave të larta gjatë ndeshjes.

Në minutat pas ngjarjes në fjalë, tifozët ultras të Dinamos nisën të brohorisnin emrin e trajnerit.

Ndërkohë, pas këndelljes së tij, ai iu drejtua mjekëve me fjalët: “Cili është rezultati i ndeshjes?”.

Një mjek në spitalin e Floreascas ka deklaruar se gjendja e trajnerit tashmë është stabile./Zëri