Lajmi i fundit: Dorëhiqet kryetari i klubit të Superligës

Lajmi i fundit: Dorëhiqet kryetari i klubit të Superligës

Sport July 22, 2019 - 11:02
Detajet

Klubi i basketbollit Rahoveci ka njoftuar se Bekim Hoxha ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit, transmeton zeri.info

Ndërkohë, klubi rahovecas bën të ditur që Alban Rama do të emërohet si ushtrues detyre në këtë pozitë.

Ky është njoftimi i plotë i Rahovecit:

DORËHIQET BEKIM HOXHA, ALBAN RAMA EMËROHET USHTRUES DETYRE I KRYETARIT

Bordi i KB Rahoveci në një mbledhje të rregullt të mbajtur të dielën ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të kryetarit të klubit z.Bekim Hoxha. I njejti ka njoftuar bordin se është i detyruar të tërhiqet nga pozita drejtues për shkak të hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Parandalimin e Konflikimit të Interesit, ku Neni 14 i këtij ligji decidivisht pamundëson që një person të mbaj njëkohësisht pozitën e zyrtarit publik dhe atë të Kryetarit të Klubit, meqë klubi është i regjistruar si Organizatë Joqeveritare. Anëtarët e bordit kanë falenderuar kryetarin Hoxha për punën e tij 5 vjeçare, ndërsa i njëjti konformë aspekteve ligjore do të vazhdoi kontribuntin në skuadër. Pas këtij vendimi dhe diskutimeve të gjera në bord, po ashtu me vot unanime është vendosur që ushtrues i detyrës së kryetari të klubit të emërohet anëtari i bordit, Alban Rama. Klubi aktualisht ndodhet në mes e shumë përgatitjeve për sezonën e re, punë të cilat kërkojnë fokus dhe angazhim intenziv nga i gjithë bordi. Bordi i KB Rahoveci ashtu edhe si në të kaluarën garanton që skuadra jonë këtë edicion do të jetë edhe me fortë se në edicionin paraprakë, derisa pjesëmarrja në gara ndërkombëtare është garanci se na pret një super sezonë.

BORDI I KB RAHOVECI