Lajm i madh nga Arbër Zenelin

Lajm i madh nga Arbër Zenelin

Sport korrik 19, 2019 - 20:43
Detajet

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, po vazhdon të rikuperohet pas lëndimit të rëndë të pësuar kundër Malit të Zi.

Arbër Zeneli ishte detyruar të largohej nga fusha në pjesën e parë të takimit kualifikues për Euro 2020 mes Malit të Zi dhe Kosovës, i cili u zhvillua në Podgoricë dhe përfundoi 1:1.

Anëtari i Reims është operuar rreth një muaj më parë, teksa tani ka filluar edhe të ecë.

Është babai i tij, Avni Zeneli, që nëpërmjet një video në Facebook, ka filmuar futbollistin duke ecur me ndihmën e patericave.

Arbëri pritet të mungojë së paku edhe 6 muaj të tjerë pas operacionet që ai e kreu me sukses.