UEFA e dënon Bullgarinë, shkak Kosova

UEFA e dënon Bullgarinë, shkak Kosova

Sport korrik 19, 2019 - 20:21
Detajet

Bullgaria do të duhet të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj kombëtar në ndeshjet kundër Anglisë dhe Republikës Çeke – të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Futbollit – për shkak të racizmit.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e lëshoi urdhrin të premten, duke thënë se tifozët bullgarë kanë bërë thirrje raciste gjatë ndeshjeve me Çekinë dhe me Kosovën, muajin e kaluar.

Bullgaria do të jetë nikoqire e ndeshjes me Anglinë më 14 tetor dhe me Republikën Çeke më 17 nëntor.

Rumania po ashtu u urdhërua të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj për një ndeshje të moshave nën 21 vjeç, pasi UEFA konstatoi se tifozët e saj kanë bërë sjellje raciste gjatë një ndeshjeje muajin e kaluar.

Një tjetër rast racizmi kundër Letonisë u hodh poshtë. /REL/