Jemi në botëror, në ngjarjen më të madhe të mundshme

Jemi në botëror, në ngjarjen më të madhe të mundshme

Sport July 19, 2019 - 15:23
Detajet

Federata e Hendbollit të Kosovës vazhdon ta shijojë pjesëmarrjen në ngjarjen më të madhe të mundshme. përfaqësuesja e Kosovës pavarësisht dy humbjeve me Kroacinë dhe Hungarinë është duke u prezantuar denjësisht me shpresë se në sfidat e radhës mund të marrë rezultat më të mirë, shkruan Zëri.info.

FHK përmes një mesazhi në “Facebook”, ka kërkuara mbështetje maksimale për djelmoshat tanë të cilët pas një ore e kanë një sfidë tjetër tejet të rëndësishme ku ndeshen me Portugalinë.

“Hendbollistët juniorë janë të parët që kanë bërë të mundur intonimin e himnit të Kosovës në kampionat botëror. Po mësojmë prej secilës ndeshje dhe po mundohemi të përmirësohemi. Sot nga ora 16.30 na pret ndeshja e fortë me Portugalinë. Shpresojmë për më të mirën, për angazhim maksimal.

Portugalia - Kosova 16.30”, shkruan FHK në “Facebook”./Zëri.info