E la Kukësin, mund t’i bashkohet Superligës së Kosovës

E la Kukësin, mund t’i bashkohet Superligës së Kosovës

Sport July 19, 2019 - 15:11

Eliminimi nga Liga e Evropës ka sjellë shumë dëshpërim në kampin e Kukësit. Pas largimit të trajnerit Ernes Gjoka shumë lojtarë të tjerë kanë nisur të ndjekin rrugën e tij, shkruan Zëri.info.

Njëri nga lojtarët që ka paralajmëruar largimin nga Kukësi është Arbër Çyrbja.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale futbollisti shijakas ka falënderuar klubin verilindor duke shkruar: Faleminderit për gjithçka, ishte kënaqësi që isha pjesë e juaj.

Çyrbja u aktivizua në 42 takime me fanellën e Kukësit, ndërsa nga edicioni i ri pitet të luajë në Superligën e Kosovës ku është në bisedime me skuadrën e Dritës./Zëri.info

Image