Maldini e tregon të vërtetën e bisedimeve për Modricin

Maldini e tregon të vërtetën e bisedimeve për Modricin

Sport July 19, 2019 - 14:56
Detajet

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini ka thënë se klubi italian nuk ka biseduar me Real Madridin për mesfushorin Luka Modric, transmeton zeri.info

“Modric? Ne kurrë nuk kemi biseduar për të. Ne jemi duke kërkuar për profile të reja dhe të forta dhe profile më përvojë që i bën ata të rriten. Një profil si Modrici do të ishte i përkryer, por ne kurrë nuk kemi biseduar për të”, ka deklaruar Maldini.

“Ne kemi nevoja në disa role. Nëse shikoni për profile kualitative, ata janë shumë të shtrenjtë. Ne jemi shumë lojtarë nën vëzhgim, të fortë, me karakteristika të ndryshme”, shtoi italiani./Zëri