Ismet Munishi komenton huazimin e Topallit dhe Potokut te Feronikeli

Ismet Munishi komenton huazimin e Topallit dhe Potokut te Feronikeli

Sport korrik 19, 2019 - 13:21

Prishtina pati telashe të mëdha me dy skuadrat Llapin dhe Vëllaznimin që nuk i liruan Ahmed Januzin dhe Tun Bardhokun për të luajtur në garat ndërkombëtare pasi nuk u dhanë leje.

Megjithatë një vendim krejt tjetër ka marr Ballkani i cili tash e një muaj ka të huazuar dy lojtarët kryesorë të saj, Jetmir Topallin dhe Arbër Potoku te Feronikeli për ta ndihmuar këtë skuadër në garat ndërkombëtare, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në një bisedë për Zëri.info ka thënë se e sheh si një vakum të madh mungesën e këtyre dy lojtarëve në stërvitjet e Ballkanit, por ai thotë se vendimi i presidentit për t’i liruar këta lojtarë duhet të jetë shembull për të gjithë.

“Sa i përket lojtarëve që kemi huazuar te Feronikeli për garat ndërkombëtare, them se ka qenë një gjest fantastik nga presidenti ynë. Duhet të marrin mësim të gjithë nga kjo.

Pavarësisht se më duhen shumë mua lojtarët si Potoku dhe Topalli, gjithsesi marrëveshjen do ta respektoj deri në fund”, ka thënë Munishi. Zëri.info