Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nënshkruan me klubin italian

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nënshkruan me klubin italian

Sport July 19, 2019 - 13:01
Detajet

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Cittadellas në Serie B.

Ka qenë vet klubi italian, që përmes një njoftimi ka zyrtarizuar këtë transferim.

Vrioni është në pronësi të Sampdorias dhe sezonin e fundit mbylli aventurën me Venezian.

Image

Palët kishin disa ditë që po negocionin për lojtarin dhe sot ka ardhur zyrtarizimi.

Xhakomo Vrioni është 20-vjeç dhe luan në majën e sulmit.

Me Kombëtaren shqiptare ai ka luajtur vetëm një ndeshje, ndërsa me U-21 ai është aktivizuar në 4 të tilla.

Image