Liverpooli e City luftojnë për shërbimet e portierit turk

Liverpooli e City luftojnë për shërbimet e portierit turk

Sport July 19, 2019 - 12:41
Detajet

Manchester City, Liverpooli dhe Baseli janë duke e vëzhguar portierin e Fenerbahces, Berke Ozer, raporton “Goal.com”.

19-vjeçari ka vuajtur që të gjejë hapësirë te gjiganti turk, derisa tashmë është ftuar në përfaqësuesen A të Turqisë, transmeton zeri.info

Të tre klubet janë interesuar për situatën e Ozerit dhe mundësinë për ta transferuar.

Ozer shihet si një investim i së ardhmes dhe do të huazohej në rast të largimit nga Fenerbahce për të fituar përvojë në ndonjë skuadër tjetër.

19-vjeçari i është bashkuar gjigantit turk nga akademia “Altinordu” si njëri prej talenteve më të mëdha në futbollin turk./Zëri