Fazliu: Në Ligën e Evropës kemi vetëm një qëllim

Fazliu: Në Ligën e Evropës kemi vetëm një qëllim

Sport July 19, 2019 - 11:45

Të mërkurën që vjen Feronikelin e pret një sfidë shumë e rëndësishme në Ligën e Evropës ku ndeshet me Slovan Bratislavën në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Evropës, shkruan Zëri.info.

Se Feronikeli do ta japë maksimumin kundër kampionit të Sllovakisë e thotë edhe sulmuesi i skuadrës, Astrit Fazliu.

Ndonëse thotë se nuk e njohin mjaft mirë kundërshtarin, Fazliu pohon se e di që Slovan Bratislava ka një skuadër cilësore.

“Tashmë jemi në Ligën e Evropës, ku do të përballemi me skuadrën e Slovan Bratislavës. Nuk e njohim mirë, por e dimë se është një skuadër shumë e mirë. Ne do ta japim maksimumin nga vetja dhe shpresoj se do të kalojmë më tutje”, theksoi Fazliu për gazetën. /Zëri.info