E konfirmon Emery: Ylli i Arsenalit mund të largohet

E konfirmon Emery: Ylli i Arsenalit mund të largohet

Sport July 19, 2019 - 11:24
Detajet

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e ka pranuar që Laurent Koscielny mund të largohet, transmeton zeri.info

Ndërkohë, spanjolli e sheh Rob Holdingut si njërin prej kapitenëve potencialë.

“Unë e dua një lojtar anglez në këta pesë kapitenë. Vitin e kaluar (Granit) Xhaka, Mesut (Ozil) dhe Nacho (Monreal) ishin si kapitenë. Por, pas largimit të Aaron Ramseyt dhe Petr Cechut dhe ndoshta edhe Laurent Koscienyt, unë do të kërkoj më shumë”, deklaroi Emery.

“Një lojtar anglez që është rritur në akademinë tonë mund ta kuptojë shpirtin anglez dhe vlerat e Arsenalit”, shtoi ai./Zëri