Pochettino do të ishte larguar nga Tottenhami në rast të triumfit në Champions

Pochettino do të ishte larguar nga Tottenhami në rast të triumfit në Champions

Sport July 19, 2019 - 11:04
Detajet

Mauricio Pochettino thotë se fitorja në finalen e Ligës së Kampionëve në fund të edicionit të kaluar mund të kishte bërë që ai të largohej nga Londra Veriore. Strategu argjentinas e kishte udhëhequr Tottenhamin drejt një edicioni fantastik, duke u kualifikuar në finale të kompeticionit elitar evropian për klube, ku u mposht nga Liverpooli, transmeton zeri.info

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino e ka pranuar se ai mund të ishte larguar nga klubi londinez nëse do ta kishte fituar Ligën e Kampionëve në fund të edicionit të kaluar.

47-vjeçari e shijoi një edicion të jashtëzakonshëm, duke e drejtuar klubin londinez për herë të parë në histori të kompeticionit më prestigjioz evropian për klubeve, ku u mposht 2:0 nga Liverpooli.

Strategu argjentinas ka thënë se ai mund ta kishte konsideruar të ardhmen e tij në Londrën Veriore nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe në Madrid.

Pochettino e tha këtë në konferencën e tij të parë për shtyp gjatë përgatitjeve për edicionin 2019/2020, derisa ekipi i tij po përgatitet për ndeshjen miqësore ndaj Juventusit në Singapor të dielën.

Siç u pyet për shpresat e tij për muajt e ardhshëm, Pochettino u pyet edhe për emocionet pas humbjes në finale dhe për të ardhmen e tij në kryeqytetin anglez.

“Nëse rezultati do të kishte qenë ndryshe, ndoshta ju mund të mendoni që ka ardhur momenti për t’u larguar nga klubi dhe të hapësh rrugë mundësisë për një kapitull të ri me një staf të ri trajnues”, ka deklaruar Pochettino.

“Por, ta përfundosh kështu? Unë nuk jam një person i cili nuk do të përballet me problemet apo t’i shmanget situatave të vështira. Kur e prekni lavdinë, ju silleni ndryshe, lojtarët sillen ndryshe, sfida bëhet ndryshe. Unë e njoh Tottenhamin. Nuk është i njëjtë me ndonjë klub tjetër. Unë dhe stafi i trajnerëve nuk jemi të njëjtë, as për mirë, e as për keq, thjesht ndryshe. Ky është një mentalitet normal, por ne jemi duke i marrë rezultatet tona”, u shpreh ish-trajneri i Southamptonit.

Kalendari garues i Tottenhamit fillon më 10 gusht kundër skuadrës së sapo inkuadruar në ligë, Aston Vulla, por së pari duhet të përmbyllet një fazë përgatitore sfiduese.

Pas ndeshjes me Juventusin të dielën, klubi londinez do të përballet me Manchester Unitedin në Shangai, para se t’i zhvillojë miqësoret e turneut “Audi Cup” në Gjermani, ku do të përballen me Real Madridin dhe njërin klub mes Bayern Munichut dhe Fenerbahces. Pastaj do të ketë edhe një ndeshje ndaj Interit./Zëri