PSG-ja nuk do të kënaqet me ofertën e Barçës

PSG-ja nuk do të kënaqet me ofertën e Barçës

Sport July 18, 2019 - 22:48
Detajet

Së fundmi u raportua se Barcelona ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurove plus dy lojtarë për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Neymar, transmeton zeri.info

Por, gazetari i “Sky Sports” Kvah Solhekol thotë se klubi parisien nuk do të kënaqet nga kjo ofertë.

“Nuk jam i sisgurt që PSG-ja do të jetë e kënaqur me këtë sepse nëse ju kujtohet ata paguan 222 milionë euro të thata për Neymarin”, deklaroi ai.

“Dhe tani duket se Barcelona nuk i ka paratë, kështu që po provojnë që të bëjnë diçka shumë kreative dhe unë nuk jam i sigurt nëse PSG-ja do të jetë e kënaqur me këtë”, shtoi Solhekol./Zëri