Skënderbeun e tradhtuan nga brenda

Skënderbeun e tradhtuan nga brenda

Sport July 18, 2019 - 22:27
Detajet

Teksa të gjitha ekipet shqiptare po eliminohen nga kompeticionet europiane, madje që në turin e parë, një të drejtë për të treguar akoma më shumë arritjet e ekipit të tyre, e kanë tifozët e Skënderbeut.

Të shumtë janë ata që në këto ditë, kujtojnë arritjet e mëdha të korçarëve në kompeticionet europiane, dhe diçka të tillë e ka bërë edhe këngëtari i njohur korçar, Stefi Prifti.

Në një foto ku poston ekipin kampion të sezonit 2014-2015, Stefi Prifti shkruan: “Një ‘Skënderbe’ që ishte, e tradhtuan ‘të brendshmit’, deri në shkatërrim. Kështu ka qenë historia shqiptare në shekuj!”

Image