Edhe Kukësi eliminohet nga Evropa
Sport
July 18, 2019 - 22:20
Detajet
Kukësi është eliminuar nga Liga e Evropës pas barazimit 1:1 në shtëpi ndaj Debrecen në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve të këtij kompeticioni, transmeton zeri.info
Kukësi ishte mposhtur 3:0 në ndeshjen e parë, kështu që eliminohet me rezultatin e përgjithshëm 4:1.
Valon Ethemi shënoi për klubin shqiptar në minutën e 17-të, kurse rezultati u barazua nga Csaba Szatmari në minutën e 58-të.
Më herët gjatë ditës nga Liga e Evropës janë eliminuar edhe Teuta dhe Laçi./Zëri