Solskjaer nuk është edhe aq i mirë, Arsenali mund ta shfrytëzojë këtë

Solskjaer nuk është edhe aq i mirë, Arsenali mund ta shfrytëzojë këtë

Sport July 18, 2019 - 22:10
Detajet

Ish-futbollisti i Arsenalit, Perry Groves beson se problemet e rivalëve mund të bëjnë që klubi londinez të rikthehet në një vend që siguron Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, transmeton zeri.info

Groves thotë se Arsenali e ka një shans të mirë për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve për shkak se trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer nuk është edhe aq i mirë dhe se Chelsea është në turbullirë.

“Unë e di se po luftojmë që të jemi në mesin e më të mirëve përsëri. Realisht, është i katërti. Manchester Unitedi është në një turbullirë – Solskjaer nuk do të jetë i mirë mjaftueshëm”, deklaroi ai.

“Chelsea është një turbullirë, ata s’mund të nënshkruajnë me ndonjë lojtarë, ata e kanë Frank Lampardin dhe kanë lojtarë të rinj që po vijnë. Kështu, vendi i katërt do të jetë shumë garues dhe unë dua që ne të jemi në një pozitë ku jemi në gjendje të luftojmë”, tha Groves./Zëri