De Rossi bëhet me klub të ri gjatë kësaj fundjave, kjo do të jetë skuadra e re

De Rossi bëhet me klub të ri gjatë kësaj fundjave, kjo do të jetë skuadra e re

Sport July 18, 2019 - 18:13
Detajet

Legjenda e Romës, Daniele De Rossi raportohet se do të udhëtojë në Argjentinë gjatë kësaj jave për të kompletuar transferimin e tij te Boca Juniors, transmeton zeri.info

“Sky Sport Italia” raporton se ai i ka kompletuar detajet e marrëveshjes dhe se është i gatshëm që të niset drejt Buenos Airesit këtë fundjavë.

Mesfushori mbush 36 vjeç më vonë këtë muaj dhe është një futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Romën.

Ai pritet që ta nënshkruajë kontratën të shtunën ose të dielën, pastaj do ta veshë fanellën me numër 16 të Bocas./Zëri