Ky është reagimi i Vushtrrisë pas pensionimit të Armend Dallkut

Ky është reagimi i Vushtrrisë pas pensionimit të Armend Dallkut

Sport July 18, 2019 - 17:55
Detajet

Njëri nga ikonat e futbollit shqiptar Armend Dallku, nga sot ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij si futbollist.

Dallku i cili pati një karrierë të bujshme në arenën ndërkombëtare, por që dha kontribut të madh edhe në fanellën e Kombëtares shqiptare, sot ka vendosur t’i varë “këpucët në goxha”, për të mos i mbathur më si futbollist aktiv, shkruan Zëri.info.

Dallku së fundmi ishte pjesë e Prishtinës.

Ndërkohë, pas pensionimit të Dallkut, ka reaguar edhe klubi i parë i ish-reprezentuesit shqiptar, Vushtrria, e cila i ka kushtuar një shkrim mbrojtësit në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i klubit vushtrrias.

Armend Dallku është pensionuar nga futbolli!

Njëri ndër lojtarët më të talentuar të FC Vushtrrisë, pjese e akademisë së klubit tonë që nga paralufta e për të vazhduar në ekipin senior nga pas lufta deri në vitin 2002, për tu transferuar në FC Prishtina, dhe më pas në KF Elbasani dhe një kohë të gjatë (11 vite) në klubin Vorskla të Ukraninës, dhe për ti dhënë fund karrierës futbollistike në FC Prishtina!

Armend Dallku do të mbahet ne mend për emocionet e mëdha që i ka dhuruar qytetit të Vushtrrisë sa ishte pjesë e kombetarës Shqiptare, duke na përfaqesuar dinjitetshem me ngjyrat kuq e zi!

Suksese #ADallku