Florentino Perez ndërhyn për ta përmirësuar situatën e Balet te Reali

Florentino Perez ndërhyn për ta përmirësuar situatën e Balet te Reali

Sport July 18, 2019 - 17:11
Detajet

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka kërkuar që trajneri Zinedine Zidane të fillojë ta shfrytëzojë përsëri sulmuesin Gareth Bale, shkruan “The Independent”.

Gjiganti madrilen ka dështuar që të gjejë një blerës për reprezentuesin uellsian, derisa klubet e interesuara nuk janë të gatshme t’ia paguajnë pagën e lartë futbollistit, transmeton zeri.info

Bale dhe Zidane nuk kanë raporte të mira mes vete, derisa në ndeshjet e fundit të edicionit të kaluar strategu francez nuk i kishte ofruar fare minuta sulmuesit./Zëri