Ish mbrojtësi i kombëtares kuqezi, tregon të ardhmen pasi mbylli karrierën si futbollist

Ish mbrojtësi i kombëtares kuqezi, tregon të ardhmen pasi mbylli karrierën si futbollist

Sport July 18, 2019 - 17:03

Armend Dallku pasi e mbylli karrierën si futbollist, tash i ka objektivat e qarta se çfarë do të bëjë në jetën e tij, shkruan Zëri.info.

“Për mua tani fillon etapë e re, nuk do t’i ndahem futbollit dhe do të shoh se cila është mënyra më e mira për mua të gjej vetën në futboll e ku besoj se e kam një përvojë të madhe e të gjatë jetësore, sepse nuk janë pak më tepër se 500 ndeshje të mia, duke më ndihmuar nga krejt kjo eksperiencë me ekipet ku kam luajtur, me trajnerët që kam pasur, që këtë eksperiencë ta barti në gjeneratat e reja”, ka thënë Dallku.

Image

Mbrojtësi kosovar ka një karrierë të bujshme, ai është futbollisti i parë i huaj që ka luajtur më së shumti vite te Vorslka në Ukrainë, ku për disa vite e barti shiritin e kapitenit.

Dallku dha kontribut të madh edhe në Kombëtaren shqiptare, dhe se respekti për të nga kuqezinjtë është i madh.

Dallku me përvojën që ka mund t’i jap futbollit shumë, gjë e cila edhe pritet nga ai. /Zëri.info

Image