Menaxheri i Khabibit tallet keq me Mayweatherin: Po i mbarojnë paratë

Menaxheri i Khabibit tallet keq me Mayweatherin: Po i mbarojnë paratë

Sport July 18, 2019 - 16:53
Detajet

Menaxheri i Khabib Nurmagomedovit, Ali Abdelaziz është tallur me Floyd Mayweatherin, duke thënë se amerikanit janë duke i përfunduar paratë, transmeton zeri.info

Ish-kampioni i botës në boks është duke e synuar një tjetër meç, pasi e mposhti yllin e MMA, Conor McGregor në gusht të vitit 2017.

“'Floyd Mayweather edhe sot vazhdon të lutet për të luftuar me Khabibin, lutet. Floydit janë duke i mbaruar paratë”, ka deklaruar Abdelaziz.

“Po ju them, njerëzit janë duke më kontaktuar çdo javë që Floydi të ndeshet me Khabibin, por në fund të ditës, ne nuk jemi të interesuar, momentalisht”, shtoi ai./Zëri