Zyrtare: Pensionohet Armend Dallku, FC Prishtina i ofron pozitë në klub

Zyrtare: Pensionohet Armend Dallku, FC Prishtina i ofron pozitë në klub

Sport July 18, 2019 - 16:29
Detajet

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku është pensionuar nga futbolli, raporton Zëri.info.

Mbrojtësi i njohur kosovar i ka mbi 535 ndeshje zyrtare në karrierë - 151 ndeshje me fanellën e Prishtinës (2002-2004 dhe 2016-2009 me 5 gola, 3 prej tyre në Evropë dhe 8 asistime, të gjitha në tre vitet e fundit), 1 Kupë, 1 Superkupë dhe një stinor vjeshtor të titullit të kampionit më 2003/04 kur ishte transferuar në Shqipëri (Elbasani, 23 ndeshje, Shqipëria U21 - 5 ndeshje) pastaj kulmin e karrierës e kishte arritur me Vorskla e Ukrainës (292 ndeshje, kapiten skuadre) dhe Kombëtaren e Shqipërisë (64 ndeshje – 1 gol).

Dallku me Prishtinës është ndër 10 futbollistët (i 9-ti) me më së shumti paraqitje pas luftës në katër vite e gjysmë karrierë në kryeqytetin tonë.

Sikurse Debatik Curri që është pensionuar nga futbolli vitin e kaluar, edhe Armend Dallkut, iu është afruar dhe do të jetë pjesë e klubit edhe në të ardhmen.

“Armendi mund të jetë dukur i ashpër, por Armendin e vërtet e çmojnë të gjithë.

Si me disiplinën jashtëzakonisht profesionale në trening, si për angazhimin në fushë, si për mikun e madh të çdo njërit jashtë fushës në jetën e përditshme. Armendi do t’i mungoj fushës së blertë, por me Armendin Prishtina do të vazhdoj bashkëpunimin edhe shumë gjatë më tej”, shkruhet në njoftimin e FC Prishtinës. /Zëri.info