Befason United, dëshiron t’ia rrëmbejë yllin Arsenalit

Befason United, dëshiron t’ia rrëmbejë yllin Arsenalit

Sport July 18, 2019 - 16:16
Detajet

Manchester Unitedi ka bërë një ofertë në drejtim të Arsenalit për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, raportojnë mediet italiane.

Raportohet se klubi londinez po provon që t’i rezistojë tentativave të rivalit të tij për të nënshkruar me sulmuesin, por Unitedi ka bërë një ofertë prej rreth 62 milionë funtesh për lojtarin, transmeton zeri.info

Sidoqoftë, “djajtë e kuq” së pari duhet ta kompletojnë marrëveshjen me Interin për shtijen e Romelu Lukakut para se të shpenzojnë para të majme për zëvendësuesin e reprezentuesit belg./Zëri