Transferimi i Festim Alidemës te Slaven Belupo, lajm i keq për Partizanin e Kukësin

Transferimi i Festim Alidemës te Slaven Belupo, lajm i keq për Partizanin e Kukësin

Sport July 17, 2019 - 16:51

Sulmuesi i talentuar kosovar, Festim Alidema, sot ka zgjedhur dilemën sa i përket të ardhmes së tij.

Alidema ka firmosur me skuadrën kroate Slaven Belupo. Këtë lajm nuk e ka pritur aspak mirë Partizani e Kukësi pasi me ngulmë e kërkonin sulmuesin 21-vjeçar, shkruan Zëri.info.

Transferimi i tij u bë i mundur nga i mundur nga menaxherët shqiptare, Adrian Aliaj dhe Arbër Abilaliaj, të cilët bashkëpunojnë me skuadrat kroate për merkaton.

Alidema është evidentuar si një talent tepër premtues me një të ardhme të ndritur. Me fanellën e Llapit në Superligën kosovare, ai arriti të shënonte 12 gola në 30 paraqitje, si dhe regjistroi 6 asist./Zëri.info