Zyrtare: Lazio e transferon talentin shqiptar

Zyrtare: Lazio e transferon talentin shqiptar

Sport korrik 17, 2019 - 16:41
Detajet

Lazio ka nënshkruar me dy futbollistët e rinj Angelo Ndrecka dhe Sofian Kiyine nga Chievo, transmeton zeri.info

Marrëveshja është konfirmuar me anë të një komunikate në uebfaqen zyrtare të Lazios.

Image

Edhe pse ende nuk dihet sigurt, ata pritet të dërgohen në huazim te klubi simotër, Salernitana në Serie B.

Ndrecka është mbrojtës i majtë, i cili mbush 18-vjeç në shtator, derisa është reprezentues në ekipin U-21 të Shqipërisë.

Ndërkohë, Kiyine është mesfushor 21-vjeçar, i cili bëri 25 paraqitje për Chievon në edicionin e kaluar./Zëri