Kundërshtari i Florian Markut tallej në ring derisa u nokautua në mënyrë të përsosur nga boksieri shqiptar

Kundërshtari i Florian Markut tallej në ring derisa u nokautua në mënyrë të përsosur nga boksieri shqiptar

Sport korrik 16, 2019 - 09:24
Detajet

Florian Marku ka regjistruar fitore bindëse përballë Tommy Broadbent duke e nokautuar boksierin anglez që në raundin e katërt në përballjen që u zhvillua në Londër.

Boksieri me prejardhje nga Gjakova ka arritur kështu në kuotën e katër fitore në po aq përballje sa ka zhvilluar në boksin profesionist, shkruan Zëri.info.

Marku fitoi përballë Broadbent në mbrëmjen e së shtunës, derisa ka marrë edhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Image

Fitorja e boksiert shqiptar ka bërë bujë të madhe në medie, pasi që përballja mes tij dhe boksierit anglez po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale.

Në mesin e shumë medieve, edhe “BT Sport” ka shpërndarë këtë përballje, ku shihet Broadbent duke u tallur në ring me Markun.

Por, i fundit që qesh është Florian Marku, i cili me disa goditje të papërballueshme e nokautoi Broadbent./Zëri.info