Skuadra e The New Saints ndihet rehat në Kosovë, publikojnë foto interesante të Prishtinës

Skuadra e The New Saints ndihet rehat në Kosovë, publikojnë foto interesante të Prishtinës

Sport July 15, 2019 - 23:40
Detajet

Kampioni uellsian, The New Saints ka arritur gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Feronikeli dhe TNS do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë në kuadër të rrethit të parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Image

Ndeshja e parë në Uells ishte mbyllur në barazim 2:2, raporton Zëri.info.

Duket se skuadra e TNS është duke e shijuar aventurën e shkurtë në kryeqytetin kosovar.

Djemoshat e Scott Ruscoe janë akomoduar në njërin prej hoteleve më të mira në Prishtinë, derisa në rrjetet sociale kanë publikuar disa foto interesante të kryeqytetit tonë.

Image

"Disa pamje nga brenda dhe jashtë hotelit sot", shkruan The New Saints në Facebook./Zëri.info 

Image

Image

Image

Image