Neymar fillon stërvitjet me Paris Saint-Germain, shihet duke e bërë 'shqiponjën dy-krenare'
Neymar është rikthyer në stërvitje me Paris Saint-Germain një javë pasi skuadra kishte filluar përgatitjet para-sezonale.
Sulmuesi brazilian nuk u shfaq në stërvitjen e parë të skuadrës së Thomas Tuchel, duke shkaktuar dyshime për të ardhmen e tij, shkruan Zëri.info.
Neymar u largua nga Sao Paulo në mbrëmjen e djeshme dhe ka arritur në qendrën stërvitore të PSG-s "Camp des Loges" në mëngjesin e sotëm.
Neymar est au Camp des loges pour la reprise de l’entraînement avec le PSG ! #Neymar #PSG @lequipe pic.twitter.com/B38IThK32Q
— Anne-Sophie Bernadi (@AnneSoBernadi) July 15, 2019
"L'Equipe" ka publikuar pamje nga ardhja e sulmuesit brazilian në kampin e PSG-s.
Ndërkaq, në një foto të postuar në rrjetet sociale, e paraqet Neymarin duke e bërë edhe simbolin e shqiptarëve, "shqiponjën dy-krenare".
Neymar tani Neymar do të mbajë bisedime me drejtorin sportiv Leonardo në lidhje me të ardhmen e tij te kampioni i Ligës 1./Zëri.info