Bashiru pas largimit nga FC Prishtina: Kemi kaluar shumë mirë së bashku

Bashiru pas largimit nga FC Prishtina: Kemi kaluar shumë mirë së bashku

Sport July 15, 2019 - 20:58
Detajet

FC Prishtina ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se ka ndarë rrugët me mbrojtësin Abdul Bashiru.

Futbollisti nga Gana nuk do të jetë pjesë e klubit kryeqytetas nga edicioni i ardhshëm, shkruan Zëri.info.

Lidhur me largimin nga FC Prishtina, Bashiru ka reaguar në rrjetet sociale duke konfirmuar largimin nga skuadra e Mirel Josës.

“Me marrëveshje të dyanshme kam shkëputur kontratën me klubin e Prishtinës dhe tani po shikoj përpara për mundësi tjera", shkroi fillimisht Bashiru.

Në mes të tjerash, Bashiru ka falënderuar të gjithë në klub, duke thënë se ka kaluar shumë mirë.

"Dua të falënderoj kryesinë, futbollistët dhe tifozët e këtij klubi fantastik. Kemi kaluar shumë mirë së bashku. Do t'iu njoftoj kur të ka ndonjë zhvillim rreth të ardhmes time” ka shkruar ansori, Bashiru./Zëri.info