Ermir Lenjani i ka dhënë fund beqarisë, futbollisti i Shqipërisë publikon foto nga ceremonia e martesës

Ermir Lenjani i ka dhënë fund beqarisë, futbollisti i Shqipërisë publikon foto nga ceremonia e martesës

Sport July 15, 2019 - 20:45
Detajet

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, me partneren e tij, Herolinda, shkruan Zëri.info.

Image

Familjarët e futbollistit kanë zhvilluar ceremoni tradicionale në marrjen e nuses, teksa në ditën e diel kanë organizuar një dasmë në restorant për rrethin e gjerë shoqëror.

Të ftuar në dasmë ishin disa futbollistë, familjarët dhe miqtë e ngushtë të futbollistit.

Tashmë, vetë futbollisti ka shpërndarë fotografi nga ceremonia e martesës së tij.

Image

Përndryshe, Ermir Lenjani njihet si një prej futbollistëve më në zë të Kombëtares shqiptare./Zëri.info