Drita përballet me Dardanën në miqësore, e mposht lehtësisht në Kamenicë

Drita përballet me Dardanën në miqësore, e mposht lehtësisht në Kamenicë

Sport July 15, 2019 - 20:15
Detajet

Në kuadër të përgatitjeve para-sezonale, skuadrat kosovare po zhvillojnë edhe ndeshje miqësore.

Një të tillë e ka zhvilluar sot edhe Drita e Ardian Nuhiut, raporton Zëri.info.

Në Kamenicë, Drita u përball sot me Dardanën e Erdin Hashanit.

Ish-kampioni i Kosovës ia doli ta fitojë këtë miqësore me rezultat të pastër 2:0.

Golat për Dritën i shënuan Fidan Gërbeshi dhe Erjon Vucaj.

Ndryshe, ditëve të ardhshme Drita pritet të udhëtojë drejt Bullgarisë për përgatitje, por që momentalisht janë në pritje të vizave./Zëri.info