Drenica - Ballkani, miqësorja e sotme përfundon me këtë rezultat

Drenica - Ballkani, miqësorja e sotme përfundon me këtë rezultat

Sport July 15, 2019 - 20:10
Detajet

Ballkani ka vazhduar me formën e lartë në ndeshjet kontrolluese në kuadër të përgatitjeve para-sezonale.

Në pasditën e sotme, skuadra e Ismet Munishit e ka zhvilluar edhe një tjetër miqësore, raporton Zëri.info.

Skuadra nga Theranda është përballur me Drenicën e Tahir Lushtakut.

Ballkani ka arritur që ta fitojë këtë ndeshje kontrolluese me rezultat të ngushtë 2:1.

Golat për Ballkanin i shënuan Blend Baftiu dhe Edvin Kuç, kurse për Drenicën shënoi Diar Mustafa nga pika e bardhë.

Përveç Drenicës, Ballkani kishte mposhtur edhe Feronikelin 1:0, derisa kishte barazuar 2:2 me Llapin./Zëri.info