Hendbollisti kosovar tregon se si u nënvlerësuan rëndë nga Sllovakia, por që në fund Kosova regjistroi fitore

Hendbollisti kosovar tregon se si u nënvlerësuan rëndë nga Sllovakia, por që në fund Kosova regjistroi fitore

Sport July 14, 2019 - 23:39
Detajet

Juniorët e Kosovës janë në përmbyllje të përgatitjeve për Kampionatin Botëror të hendbollit për grupmoshën U-21 që prej të martës zhvillohet në Spanjë. 

Te Përfaqësuesja U-21 e Kosovës është atmoserë shumë e mirë, ndërsa djemtë po ofrojnë maksimumin në stërvitje dhe janë të uritur për sukses para udhëtimit për në Spanjë, shkruan Zëri.info. 

Hendbollistët e talentuar kosovarë të hënën në mëngjes nisen për në Spanjë, kurse menjëherë të martën e luan ndeshjen e parë kundër Kroacisë.

Para debutimit në këtë ngjarje madhore, hendbollistët tanë nuk kanë zhvilluar asnjë miqësore, gjë e cila shkakton vështirësi të mëdha.

Jon Muqolli, hendbollist i kësaj grupmoshe ka zbuluar një detaj interesant në ndeshjen eliminatore kundër Sllovakisë.

Ai ka treguar se si janë nënqmuar ata nga hendbollistët sllovak, por që i janë kundërpërgjigjur me fitore.

"Në eliminatoret e Kampionatit Botëror në Divizionin B, kemi luajtur ndaj Sllovakisë, të cilët na nënvlerësuan dhe përqeshën që nga fillimi i nxemjeve e deri te intonimi i himnit", tha Muqolli në "Sports Show", përcjell Zëri.info.

"Ne jemi popull kokëfortë dhe arritëm në fund t'i mposhtim dhe t'ua mbyllim gojën", tregoi ai./Zëri.info 

Image