Florian Marku fiton me nokaut në raundin e fundit

Florian Marku fiton me nokaut në raundin e fundit

Sport korrik 13, 2019 - 21:07
Lexoni detajet

Boksieri Shqiptar Florian Marku e mbyll ditën e sotme me një fitore të madhe. Ai në Mbretërinë e bashkuar mposhti boksierin Anglez Tommy Broadbent në raundën e fundit dhe atë me nokaut.

Është kjo fitorja e 4 radhazi në boksin profesionist të këtij fajteri të vërtet të ringut botëror Të boksit në kategorinë e lehtë 66kg.

Epërsia e Florianit u vu re nga raundi i parë, edhe pse rivali i tij ishte vendas kurse Marku në territor të huaj, kjo nuk i solli telashe Markut sepse të pranishëm kishte edhe shqiptarë që brohorisnin emrin e tij duke i dhënë zemër dhe kurajo Markut.

Edhe pse dukeshin të dy të lodhur pas raundit të 3, Marku arrin ta mbyll duelin me nokaut në raundin e 6. 

Image